Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku i është vendosur lëndë plasëse oborrit të shtëpisë të një 36-vjeçari. Policia ka dhënë detajet e para duke njoftuar se nuk ka as të lënduar, as dëme materiale. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/ Informacion paraprak: Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
