Categories Lajme

Durrës, mbërrijnë mbi 600 turistë me kroçerë

657 turistë mbërritën mëngjesin e sotëm në Durrës me kroçerën “Sirena”, e ndalur për herë të tretë në Durrës gjatë këtij viti. Anija turistike vjen në Portin e Durrësit pas ndalesës së fundit në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane. “Sirena” është një ndër anijet turistike që tashmë Shqipërinë e ka pjesë të itinerait të saj të përvitshëm.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra është akostuar në kalatën 5 të portit të Durrësit.

Sipas të njejtave burime, kroçera “Sirena” që po kryen një tur në disa qytete turistikë të detit Mesdhe.

Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh në qytetin antik kroçera do të vijojë lundrimin drejt Crotones (Itali).

Vetëm përgjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçerë ka sjellë më shumë se 2000 turistë me kombësi të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME