Categories Lajme

Durrës, Ndalohen dy të rinj

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se një prej të arrestuarve është 18-vjeçari K. B., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie s eksuale me të m itur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër me një 14-vjeçare. Po ashtu është arrestuar edhe 21-vjeçari D. k., pasi është konstatuar nga policia duke drejtuar mjetin pa patentë.

Njoftimi i Policisë: Durrës, Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie s eksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME