Categories Lajme

Një qytetar nga Vlora humb betejen, 441 raste dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

441 qytetarë të infektuar dhe 10 humbje jete nga Covid-19. Ky është bilanci për të dhënaat pandemike për 24 orët e fundit në vendin tonë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3572 testime, 441 qytetarë të infektuar, 10 humbje jete dhe 628 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME