Categories Lajme

Prefekti i Qarkut Vlorë, Z. Flamur Mamaj, mikpriti ditën e sotme Ambasadorin Japonez

Prefekti i Qarkut Vlorë, Z. Flamur Mamaj, mikpriti ditën e sotme Ambasadorin Japonez Z. TAKADA Mitsuyki, për të çuar më tej bashkëpunimet e ndërmarra sëbashku. Gjatë takimit, Ambasadori vendosi theksin në katër çështje kryesore: Bashkëpunimi i frytshëm me biznesin e fermave të peshkut Ton.  Ideja e gjenerimit të energjisë së rinovueshme në qark.

Bashkëpunimi ne fushën e turizmit përmes promovimit të destinacioneve turistike e të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike. Bashkëpunimi me bashkitë e qarkut përmes ofrimit të granteve në lidhje me pajisje mjeksore, ambulanca etj. , si dhe në sektorin e mbrojtjes civile. Prefekti prezantoi potencialin e Qarkut Vlorë, shprehu dëshirën për të vazhduar më tej bashkëpunimin si dhe mirënjohjen e tij për mbështetjen që Japonia ofron. Gjithashtu falenderoi Ambasadorin që pranoi ftesën pas takimit privat të zhvilluar në Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME