Categories Lajme

Durrës, përfshihet nga flakët një lokal në pronësi të babait të Noizyt, ja reagimi në faqen zyrtare

Një lokal në lagjen nr. 1 në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se nga zjarri në pronësi të shtetasit me iniciale B.R. ka vetëm dëme materiale.

Tashmë grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje si dhe për përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Zjarri i rënë në lokalin në pronësi të babait të reperit të njohur Noizy Bashkim Rajku dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Në reagimin në faqen zyrtare të lokalit në instagram thuhet se lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GAT03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim.

Lokali në zonën e Currilave në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME