Categories Lajme

Dyshohet se shiste lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër

Një 30-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.

Sakaq, gjatë arrestimit, të riut i janë sekuestruar rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuneli”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Shiste në doza, lëndë narkotike kokainë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të operacioneve me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza, të drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuneli”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME