Categories Lajme

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Konstatohet dhe goditet një rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, në ambientet e një lokali në Vlorë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në lokale dhe në ambiente të tjera, me qëllim parandalimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë evidentuar 1 tjetër rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, veprimtari që kryhej në ambientet e një lokali në Vlorë.
Për këtë rast, u shpall në kërkim H. A., 25 vjeç, pronari i lokalit ku kryhej kjo veprimtari, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke vënë baste, nëpërmjet një celulari që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit H. A. — Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin Sh. I., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME