Categories Lajme

DW: SHBA ndërpret përfundimisht marrëdhëniet me OBSH-në. Trump e quan organizatë të dështuar

Nga Deutsche Welle Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dështuar në zbatimin e reformave, tha Donald Trump në Uashington. Presidenti amerikan akuzoi OBSH për “keqmenaxhim” në krizën e Koronës dhe njëanshmëri në favor të Kinës. Presidenti amerikan, Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e mëparshëm. Në grindjen për mënyrën e veprimit në pandeminë e Koronës, Trump e kishte akuzuar më parë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, me ndërprerjen e vazhdueshme të kontributeve amerikane dhe me daljen e vendit nga kjo organizatë, nëse nuk ka “përmirësime themelore”.

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të premten, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se mjetet financiare që SHBA i ka dhënë deri tani OBSH do të përdoren për projekte të tjera shëndetësie në botë që meritojnë mbështetje. Ai e akuzoi këtë organizatë se ndodhet nën kontrollin e Pekinit, megjithëse SHBA është vendi që paguan disa herë më shumë kontribute se Kina. OBSH nuk ka qenë gati për reformat e nevojshme. Që më parë presidenti amerikan e kishte etiketuar OBSH si “të fokusuar te Kina për ta shprehur më butë”. Ai ka bërë përgjegjëse OBSH për përhapjen e virusit Korona.

E paqartë nga konferenca është, nëse Trump nënkupton edhe një dalje formale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nëse ai do të ndalë kontributet e detyruara të SHBA-së apo nëse SHBA nuk duan të ofrojnë më kontribute vullnetare për OBSH. SHBA kanë qenë deri më tani kontribuesi më i madh i OBSH. Sipas Trump shifrat e pagesave amerikane janë afër 450 milionë dollarë në vit. Kontributi i detyruar për vitet 2020, 2021 kap shifrën e 116 milionë dollarëve. Kontributi i Kinës për këtë periudhë arrin vetëm 57 milionë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME