Categories Lajme

Dy ish-kryebashkiakët e Lezhës përfundojnë në SPAK

Pas Zamira Ramit, dy ish-kryebashkiakë të tjerë kanë përfunduar në SPAK.

Viktor Tushaj dhe Fran Frrokaj do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Dosja e tyre gjendet prej disa kohësh në SPAK, ndërsa burime nga ky institucion bëjnë me dije për abcnews.al se kemi të bëjmë me një transferim të dosjes për shkak të detyrës së lartë që kanë mbajtur Tushaj dhe Frrokaj.

Me ngritjen e SPAK, të gjithë drejtuesit apo ish-drejtuesit e lartë do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për shkak të detyrës së tyre.

Akuzat

Tushaj hetohet për dhënien e një leje ndërtimi të dhënë në një zonë të mbrojtur pikërisht pranë vendit ku ndodhet varri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Ndërkohë, Frrokaj akuzohet për dosjen e famshme të tjetërsimit të pronave në zonën e Kunes dhe “Ranës së Hedhun”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME