Categories Kuriozitete

Dy ishujt më të shtrenjtë në botë… vetëm një gjë është falas!

Vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar, por edhe për të kaluar pushimet janë dy dhe janë të dy ishuj. Bëhet fjalë për ishujt Kajman në Karaibe dhe Bermuda. Në të dy ishujt, jetesa është shumë e shtrenjtë, përfshirë këtu ushqimet, shërbimi në baret e restorante, transporti.

Sipas të dhënave zyrtare, kostot e jetesës në ishujt Kajman dhe Bermuda, janë 100% më të shtrenjta se Nju Jorku, një nga qytetet më të shtrenjta në botë.

Indeksi i shpenzimeve të jetesës në Bermuda është 114.3%, ndjekur nga ishujt Kajman, pas tyre renditet Zvicra. Në Bermuda, çmimi për një vakt në restorant, është 150% më shtrenjtë se në Europë, ndërsa në ishujt Kajman më shtrenjtë janë çmimet e ushqimeve, me 158% më shumë në krahasim me kontinentin europian.

Çmimi për një natë në këto ishuj fillon nga 260 dollarë, në një shtëpi të thjeshtë, por në restorante apo vila buzë detit, çmimi shkon edhe deri në 100 mijë dollarë dhe këtu nuk përfshihet transporti apo aktivitetet sportive. Falas është vetëm deti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME