Categories Lifestyle

Dy mënyra si të largoni lodhjen e tepërt nga fytyra

Ditët kur ndiheni të lodhur, të stresuar e të pa dyshim që nuk janë të këndshme për mendjen, por jo vetëm. Lëkura e për më tepër fytyra është sinjali i parë që tregon gjithçka. Nëse keni kaluar një natë pa gjumë fytyra e enjtur e lodhur dhe sytë e nxirë do ta tregojnë përgjatë gjithë ditës lodhjen. Megjithëse ju rekomandojmë që gjithnjë të merrni dozat e duhura të pushimit dhe relaksit, për ditët kur kjo nuk është e mundur dhe juve ju duhet të dukeni bukur, AgroWeb.org ju këshillon dy maska të lehta fytyre. Ato mund t’i përgatisni në shtëpi dhe ti përdorni sa herë që keni nevojë të rigjallëroni portretin. Ndiqini mëposhtë hap pas hapi sipas këshillave tona.

Trajtimi me mjaltë dhe banane Kjo maskë është e pasur me vitaminë A nga bananja dhe antioksidantë nga mjalti.

Kjo do të thotë më shumë hidratim dhe rigjenerim për fytyrën tuaj të lodhur e te ashpër.

Përbërësit

Gjysmë banane

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Prini bananen në copa të vogla dhe hidheni në një mikser bashkë me mjaltin. Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një pastë kompakte e trashë. Vendoseni atë mbi fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe nisni ditën të freskët.

Trajtimi me vaj ulliri dhe kafe

Të gjithë përbërsit e kësaj maske janë të njohur për vetitë e mëdha që kanë mbi fytyrë ndaj j’ua rekomandojmë ta provoni patjetër në shtëpitë tuaja. Kafja është një pastruse e mrekullueshme që largon papastërtitë nga thellësia e lëkurës dhe e lë fytyrën ta pastër e të bardhë. Vaji i ullirit ka veti zbutëse dhe hidratuese, ndërsa mjalti është anti-inflamatori më i mirë i natyrës.

Përbërësit

5 lugë gjelle kafe

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit me njëri tjetrin derisa të formoni pastën e duhur. Më pas vendoseni atë mbi fytyrë dhe qafë të pastër duke e mbajtur për 30 minuta. Kur ta shpëlani fërkoni fytyrën dhe qafën me lëvizje rrethore për rezultate akoma më të dukshme. Shpëlajeni me ujë të freskët dhe do të keni lëkurë që shkëlqen./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME