Categories Kuriozitete

Dy motrat lindin foshnjat e tyre me 90 minuta diferencë, në dhoma ngjitur në të njëjtin spital

Ato mendojnë se kjo rastësi është një shenjë nga babai i tyre që ka ndërruar jetë. Dy motra nga Minnesota kanë lindur të dyja djem, me 90 minuta diferencë mes vete, në dhoma ngjitur në të njëjtin spital, shkruan “DailyMail”.

Kjo po që është një rastësi! Motrat Ashley Carruth dhe Brittany Schille e kuptuan që ishin shtatzënë në prill, dhe kuptuan se datat e tyre për të lindur ishin disa ditë diferencë, transmeton lajmi.net. Por Ashely pati lindje të parakohshme disa ditë, duke lindur në të njëjtën ditë me Brittany. Ato tani kanë kaluar eksperiencën së bashku, dhe fëmijët e tyre kanë të njëjtën ditëlindje.

Ashely dhe Brittany jetojnë rreth 20 minuta larg njëra-tjetrës, prandaj edhe arritën të kalojnë shtatzënitë bashkë, por ato nuk e menduan se do të kalojnë edhe lindjen së bashku. Ato thonë se kanë kaluar çdo vështirësi së bashku gjatë shtatzënisë, sidomos duke marrë parasysh edhe vështirësitë që kanë ardhur me pandeminë, ato kanë qenë aty për njëra tjetrën.

Pasi u pranuan të dyja në spital, ato kuptuan se ishin në dhoma përkrah njëra tjetrës. Edhe mjekët dhe infermieret menduan se ishte shumë qesharake kjo rastësi. Ato mendojnë se kjo është një shenjë nga babai i tyre që ka ndërruar jetë pak kohë më parë, duke iu thënë se është gjithmonë duke i shikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME