Categories Sport

Dy penallti shpëtojnë Juven nga humbja, Atalanta ndalet pas 12 fitoreve radhazi

Atalanta ishte shumë pranë mrekullisë në “Allianz Stadium”, ku dy penallti të akorduara për Juventusit nuk e lejuan të festonte fitoren e 10-të radhazi në Serinë A dhe të 13-ën në të gjitha kompeticionet. Përfundoi 2-2 kjo sfidë në kuadër të javës së 32-të të Serisë A, që sërish e afron edhe më shumë “Zonjën e Vjetër” me titullin e radhës kampion, pasi diferenca me Lazion ndjekëse shkon në +8 pikë.

Dy herë kaloi në epërsi Atalanta, por po kaq herë Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, fillimisht duke kthyer baraspeshën pas golit të Zapatas në pjesën e parë e në limitet e kohës së rregullt pasi Milanovski kishte shënuar për rezultatin 2-1. Të pakënaqur bergamaskët me vendimet e gjyqtarit, pasi në të dyja rastet prekjet me dorë ishin në distancë të shkurtër dhe të pavullnetshme, por pozicioni i dorë ndoshta nuk ka qenë në pozicion natyral.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME