Categories Lifestyle

Dy shokë të ngushtë fiksohen me 1 vajzë, krijojnë një lidhje treshe

Dy shokë nga Brazili Dino De Souza 40 vjeç dhe Saulo Gomes 30 vjeç janë dashuruar me të njëjtën vajzë. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren nga Bjellorusia Olga të cilët e kanë njohur gjatë një udhëtimi në Barcelonë në 19 Gusht. Djemtë u magjepsën nga Olga e cila ishte ulur me një grup shokësh në lokal dhe të dy i shkuan afër për t’i ofruar një pije. Olga pranoi dhe gjatë takimit Dino dhe Saulo ranë kokë e këmbë me të.

“Unë dhe Saulo arritëm në Barcelonë dhe shkuam direkt në një lokal për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve që po shfaqej atë natë. Hymë në lokal dhe Olga ishte atje me një grup miqsh. Ne iu afruam asaj dhe e ftuam të pinte diçka me ne dhe këtu filloi historia jonë e bukur. Për ne nuk është problem që të kemi një marrëdhënie me tre persona. Kimia mes nesh ishte aq e fortë dhe nuk e përshkruaj dot me fjalë ndjesinë që kemi”, është shprehur Dino.

Të tre janë në një lidhje për gati një vit e gjysmë dhe udhëtojnë, shkojnë në restorante apo në takim si një çift tipik, por si një treshe. Në fillim të tre morën reagime tronditëse nga miqtë dhe familjarët në lidhje me marrëdhënien që kishin krijuar, ndërsa të afërmit e tij janë përpjekur shumë që të kuptonin këtë lidhje. Pavarësisht reagimit të ashpër të njerëzve, treshja bëri të pamundurën për t’i shpjeguar situatën e tyre me qetësi dhe miqtë dhe familja e tyre tani janë mbështetës të kësaj lidhje.

Treshja, e cila aktualisht jeton në Toulouse, Francë planifikon të ketë fëmijë së bashku në të ardhmen. “Ne duam që Olga të bëhet nënë dhe të ketë fëmijë nga unë dhe nga Saulo. Ne planifikojmë të udhëtojmë nëpër botë dhe të ndajmë filozofinë tonë për mënyrën tonë të jetës në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ndërsa merremi dhe zhvillojmë biznesin tonë, shprehet Dino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME