Categories Lajme

Dy vëllezër shqiptarë në trafikut nga Belgjika e Holanda drejt Italisë

13 persona janë arrestuar në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës në organizim kriminal.  Grupi përbëhej nga 11 shqiptarë e një çift italian i moshës 52 e 56 vjeç.  Organizimi kriminal ishte i strukturuar mirë me degëzime në territorin verior e qendror të Italisë. Në krye të tij i qëndronin dy vëllezër shqiptarë me banim në provincën e Firences të cilët menaxhonin trafikimin e sasive të mëdha të drogës tip kokainë nga Belgjika e Holanda drejt Italisë.

Transporti i kokainës u besohej çiftit italian të cilët përdornin automjete të modifikuara për fshehjen e drogës. Pas mbërritjes në Itali kokaina magazinohej në provincën e Bergamos e Breshias e shpërndahej më pas për të furnizuar tregjet ilegale të shitjes në Ferrara, Venezia, Monza, Brianza, Bolzano, Alessandria, Pistoia, Bologna e Varese. Hetimet e operacionit kanë nisur në gusht të 2019 pas sekuestrimit të 15 kg kokainë. Shqiptarët e arrestuar janë të gjithë me banim në Itali e të moshës nga 26 vjeç deri në 40 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ofendoi Romeon, plas sherri mes Heidit dhe Gracianos: Më plasi mua që më ke…!

Graciano Tagani është përshirë në një debat me Heidin, pasi balerini e quajti Romeon “kallam…

LEXO ME SHUME