Categories Lajme

Dy vëllezërit janë tërhequr nga dikush me mirëbesim

Andrea dhe Martin Olldashi, dy vëllezërit që u gjetën pak ditë më parë të pajetë në Maliq, kanë biseduar me 11 persona, një ditë para se të humbnin kontaktet me familjet e tyre. Gazetari Elton Qyno shkruan se të 11 personave u  është marrë deklarim, si individë që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Mes të shoqëruarve janë dy kushërinjtë e vëllezërve, shtetasit A.O dhe A.O., nëna e tyre dhe e dashura e e njërit prej vëllezërve Olldashi, me iniciale K.Hoxha, e cila nuk ka dhënë fakte në interes të këtij hetimi. Qyno shkruan më tej se trupat e dy vëllezërve Olldashi janë gjetur në rrethinat e fshatit Çaushli, në afërsi të “Kishës së Vogël”, në një kanal vaditës, gjendeshin të shtrirë dhe të mbuluar me një masë dheu,.

Trupi i pajetë i Martin Olldashit, gjendej i vendosur mbi trupin e vëllait të tij, me fytyrë nga njëri-tjetri. Ndërsa trupi i pajetë i Andrea Olldashit, ishte i shtrirë në tokë dhe mësohet se ka qenë pikërisht dora e tij e majtë, e cila është zbuluar fillimisht nga një fshatar i zonës.

Sendet e tyre personale, orë, telefon, një paketë cigareje dhe sasinë e parave prej 6250 lekë të vjetra e kishin me vete. Në xhupin e Andrea Olldashit, u gjendën një palë doreza sintetike me ngjyrë të zezë, sende të cilat janë çuar të gjitha për ekzaminim. Ndërkohë të dy trupat e pajetë janë qëll uar nga një distancë e afërt, konkretisht Martin Olldashi është qëlluar nga pas koke, pranë veshit të majtë.

Hetuesit thonë se e gjitha ngjarja ka ndodhur në 2 sekonda. Vëllai tjetër, Andrea është qëlluar një herë të vetme me në zemër. Ngjarja e rëndë u raportua me 8 dhjetor të këtij viti. Mendohet ata janë tërhequr me mirëbesim, deri në atë territor ku nuk kishte njeri dhe më pas janë qëlluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME