Categories Lajme

Dyshime për deklarimet e Valter Bamit, nuk i gjendet pistoleta sportive

Deklarimet e dhëna nga Valter Bamit përpara hetuesve se baruti i gjetur në duart e tij është i një pistolete sportive që ai disponon me leje, nuk janë arritur të vërtetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Organi i akuzës nuk ka mundur të gjejë pistoletën që Bami thotë se e ka me leje.

37-vjeçari ka deklaruar se arma sportive ndodhet në banesën e tij, por nga kontrollet e ushtruara, sipas dosjes hetimore që Tv Klan disponon, uniformat blu nuk kanë mundur ta gjejnë atë.

Krahas armës së zjarrit policia nuk ka mundur të gjejë as hard diskun e kamerave të sigurisë në banesën e Bamit.

I arrestuari pretendon se në këtë hard disk ndodhen pamjet filmike që provojnë se ai ndodhej në shtëpi, në kohën e atentatit të 4 Korrikut në Larushk ku humbën jetën Ramazan Sino dhe u plagosën  dy djemtë e Gentjan Bejtjes.

Valter Bami u shoqërua si i dyshuar për këtë ngjarje, por u arrestua për armëmbajtje pa leje. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por pohimet e tij janë konsideruar të pabesueshme nga prokuroria, e cila vijon hetimet për lidhjet e tij me atentatin që dyshohet se kishte shënjestër Gentjan Bejten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME