Categories Lajme

“Dyshime për një kontratë abuzive”, mjeku Artan Koni: Koncesioni i sterilizimin kosto 80 herë më të lartë

Mjeku i njohur Artan Koni, një prej përfaqësuesve të “Nismës Thurje” që sot ka dorëzuar në Gjykatë një padi për koncesionin e sterilizimit ka shpjeguar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” dyshimet mbi një kontratë abuzive. Ai deklaroi se padia ka marrë shkas nga kostot financiare të koncesionit të sterilizimit. Sipas Konit, qytetarëve iu kushtonte 2.3 euro sterilizimi ndërsa sot është dhjetëfishuar.

“Jemi nisur si fillim nga kostot financiare. Të thuash që sterilizimi kushton mesatarisht 190 euro dhe mjekët e kanë rrogën sa sterilizimi i dy mjeteve kirurgjikale kjo nuk bën sens. Pse lindi nevoja që një shërbim i cili kryhej shumë mirë në spitalet shtetërore t’i jepej me koncesion privatet. Pse do jepej me koncesion kur mund të jepej me tender. Janë disa pika që të bëjnë të lindin dyshime. I mbetet prokurorisë ta vërtetojë këtë fakt. Nëse këto dyshime përkthehen në fajtorë realë ata të shkojnë para drejtësisë, ky është thelbi. Nuk është një padi ndaj një personi të caktuar. Është një dyshim që kemi ne si qytetarë. Ky është një dyshim për një kontratë abuzive, për një koncesion abuziv. I mbetet Prokurorisë së Posaçme ta hetojë e vërtetojë”, deklaroi Koni. Sipas tij, një shërbim i faturohet dy herë pacientit. “Kjo doli kur lexuam raportin e KLSH-së në vitin 2018. Në faqen 22 thotë se në Spitalin e Traumës janë paguar 32 mijë euro më shumë energji elektrike sepse këtë energji elektrike e ka shpenzuar vetë koncesionari. Kur e shpenzon vetë koncesionari pse nuk e paguan vetë energjinë elektrike kur paguhet nga shteti?

Shërbimi i koncesionarit sa i përket cilësisë ka qenë pak a shumë siç ishte më përpara. Pra si cilësi është pak a shumë e njëjta me disa përmirësime të vogla ndërsa me kosto gati 80 herë më e madhe”, u shpreh ndër të tjera Koni. Ai tha se kanë besim tek SPAK dhe do të presin që ky institucion të bëjë punën e tij.
“I jemi drejtuar SPAK-ut sepse është organi më i besuar për momentin. E gjithë kjo që kemi ne është në fund fare një dyshim. I përket institucionit ta hetojë dhe ta çojë deri në fund këtë çështje. SPAK-u është fiks organi që do hetojë korrupsionin galopant të zyrtarëve të lartë, do presim të bëjë punën e tij”, deklaroi Koni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME