Autoritetet shëndetësore vijojnë të këmbëngulin se Shqipëria është e paprekur nga koronavirusi. Por, “Gazeta Shqip” ka mësuar se dyshohet për një rast me virusin vd-ek-jeprurës.
Sipas informacioneve që “Gazeta Shqip” disponon, një edukatore kopshti ka humbur jetën dhe trupi i saj ndodhet në morg për autopsinë.
Raportohet se dy specialistë të ISHP-së, të shoqëruar nga një patrullë e policisë po e dërgojnë trupin për të kryer analizat.
Gruaja që ka humbur jetën ka pasur shenja të gripit. Duke qenë se ka punuar si edukatore kopshti është e nevojshme që të qartësohen shkaqet e vde-kjes.
Nisur nga situata e emergjencës, edukatorja e kopshtit po i nënshtrohet edhe testeve për të përcaktuar nëse ishte e prekur nga koronavirusi. Kujtojmë që raste me koronavirus ka pasur në vendet fqinjë, por deri më tani Shqipëria është e paprekur.
