Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi një grua dhe i vodhi çantën, policia arreston 36-vjeçarin

Një i ri nga Korça është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i vodhi me dhunë çantën një 47-vjeçare në rrugë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 12, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethi” . Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Edison Foto, 36 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë. 

Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, rezultoi se ky shtetas, ndërkohë që shoqërohej me një shtetas tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.    

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.   

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”,-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME