Categories Lajme

Dyshohet se do të trafikonin armë dhe drogë drejt Maqedonisë së Veriut, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se tentuan të trafikonin drogë drejt Maqedonisë së Veriut. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. A., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në këtë automjet u gjetën 2 qese me rreth 27.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila dyshohet se do të trafikohej nga shtetasi E. A., drejt RMV-së.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Entrance”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, u lokalizua dhe u ndalua për kontroll, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M., 21 vjeç, dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë. Pasi u kapën me armë, policia arrestoi dy të rinjtë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë me intensitet të lartë megaoperacionet “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Policia e Elbasanit finalizon brenda 12 orëve, 2 operacione policore që goditën tentativa për të trafikuar drejt RMV-së, lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Operacioni “Bags” rezultoi me arrestimin e një 28-vjeçari që transportonte 2 qese me 27.3 kg cannabis.

Operacioni “Entrance” rezultoi me arrestimin e 2 shtetasve që posedonin me qëllim trafikimin, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME