Categories Lajme

Dyshohet se hodhi në erë hotelin në Sarandë dhe do të iknin familjarisht në Angli, Sotir Çabiri: Harrova valixhen me rroba dhe u ktheva

Sotir Çabiri i arrestuar për vënien e tritoli në hotelin në Sarandë mëngjesin e 13 shkurtit 2023, është djali i pronarit të hotelit. Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur që pronësinë e hotelit ta fitonte shtetasi grek Dhimitraq Evangjeliu.

Sotir Çabiri rezulton të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hotel Bizanti, dy minuta para shpërthimit.

Në 05:50 ka dalë Sotir Çabiri duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin.

Pas kryerjes së këtij krimi, e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli, pasi, sipas policisë, ditën e dielë ata kishin prerë biletat e udhëtimit në një agjensi në Sarandë.

Hedhja në erë e hotel “Bizantit” është berë në shenjë hakmarje, pasi familja Çabiri humbi pronësinë e hotelit në gjykatë përballë shetasit grek Dhimitraq Evangjeliu. Hoteli ka kaluar në favor të Evangjeliut ndërsa toka ku është ndërtuar hoteli i përket familjes Çabiri.

Në shenjë hakmarje djali i familjes,Sotir Çabiri ka vendosur tritolin mëngjesin e djeshem duke rrëzuar totalisht objektin dhe njëherësh shembur banesa dhe pallate të tjera për rreth.

Pas mbledhjes së provave prokuroria e Sarandës ka nxjerë urdhër-ndalimin për Sotir Çabirin, dhe pritet që brenda kësaj jave ai të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.

Sipas Ora News, sasia e tritolit ishte vendosur në 5 vatra, pasi nga vlerësimet që janë bërë ekspertët e RENEA, ata konstatuan 5 gropa të krijuara nga shpërthimi. Gropat janë krijuar në 5 kolonat kryesore të objektit, ku pas shpërthimit i gjithë objekti është rrëzuar.

Dyshohet se hodhi në erë hotelin në Sarandë dhe do të

Spiro Çabiri

Sotir Çabiri ka dhënë dëshminë dje në polici, duke treguar se ka qënë në ambjentet e hotelit në orën 05:50 pasi kishte harruar një valixhe me rroba. Ai ka rrëfyer se pasi ka marrë rrobat është larguar në orët e mëngjesit, pasi ditën e hënë kishin planifikuar të udhëtonin drejt Anglisë, për shkak të blerjes së biletave ditën e dielë. Në pyetje është marrë dhe Spiro Çabiri, i cili ka deklaruar se kishte humbur pronësinë e hotelit, por ai është zotërues i tokës që ndodhet buzë bregut të detit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME