Categories Lajme

Dyshohet se vranë babanë në bashkëpunim dhe e groposën, arrestohen dy vëllezërit e 19-vjeçares

Pas marrjes në pyetje, policia ka arrestuar ka arrestuar edhe vëllezërit e 19-vjeçares Hygerta Meta e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri. Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.
Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja  ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj. Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv. Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të gropozur. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME