Categories Lajme

E bujshme! Çifti i njohur i jep fund martesës shumëvjeçare

William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre! Marrëdhënia e shumëdiskutuar e çiftit të famshëm ka qenë e mbushur me ulje dhe ngritje, për këtë arsye ky lajm nuk i befasoi ndjekësit. Çifti u njohën në reality show-n e Telemundos “Protagonistas de Novela”. Përmes një postimi në Instagram, William Levy konfirmoi ndarjen nga partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim. Nuk dihet çfarë ndodhi, por pas 10 minutash, Levy e ka fshirë publikimin nga Instagram Stories. Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshot dhe ta shpërndante atë. Më vonë ai ka ndarë një tjetër Story, ku shkruan: “Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!” Elizabeth ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale. Po ashtu, përfaqësuesit e çiftit ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME