Categories Lajme

E dha vajzën për birësim për shkak të varfërisë, nëna kërkon t’i dëgjojë njëherë zërin vogëlushes

Dramat familjare janë nga më të shumtat në familjet shqiptare. Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që një familje nga Divjaka të japë për birësim njërën nga vajzat e tyre. Ndërsa sot, pas tre vitesh nëna biologjike e vajzës kërkon ta shohë edhe njëhërë vajzën e saj.

Historia e nënës së vogëlushes është nga më të dhimbshmet. Gjithçka ka nisur në vitin 2010, kur ajo ngeli shtatzënë me vajzën e dytë. Pas lindjes së vajzës, nënës Rajmonda Jaliq, filloi t’i përkeqësohej shëndeti. Mundësitë që ajo të ecte ishin të pakta, ndaj dhe të detyruara nga kushtet ekonomike, ata vendosën që ajo ta çonte në Shtëpinë e Fëmijës dhe më pas ta merrnin në shtëpi.

Gjatë këtyre viteve nëna shkonte shpesh për të takuar vajzën, njëkohësisht e merrte gjate fundjavës edhe në shtëpi. Pas 3 viteve Rajmonda diagnostikohet me tumor në gji dhe ju desh t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të rënde kirurgjikale.

Kjo ishte arsyeja se përse vendosi që ta linte edhe për disa kohë vajzën në Shtëpinë e Fëmijëve, pasi gjendja e saj shëndetësore dhe ekonomike ishte tejet e vështirë. Rajmonda tashmë e kishte të pamundur që të ecte dhe përfundoi në një karrocë me rrota, ndërkohë që seancat e kimio-terapisë ia kishin dobësuar tej mase sistemin imunitar.

E gjendur përballë kësaj situate në tetor të vitit 2015, Rajmonda së bashku me bashkëshortin vendosin për ta birësuar vajzën në moshën 5 vjeçare.

Deklarata e nënës:

Kur linda gocën e lashë në spitalin e Tiranës dhe shkova në Shkodër dhe bëra letrat për 3 vjet. Kur bëri 3 vjet unë hoqa gjoksin, isha shumë rëndë nga kimio-terapitë dhe e marr në telefon Drejtoreshën. Ajo më thotë kur të bëhesh mirë hajde dhe merre, nuk ka asnjë problem.
Flisja në telefon përditë. Firmosa për birësimin e vajzës, por që ta takoj, jo mos me e taku. Sot është 9 vjeçe, ka tre vjet që është birësuar.Unë kërkoj ta takoj, më ka marrë malli jashtë mase. Atje e kam mendjen, goca më thotë pse më le pa motër. Vetëm nga kushtet. Zoti më ndihmoftë, tre vjet pa i dëgjuar zërin. Do Zoti nuk më tret dheu pa e parë fëmijën. Jam nënë.”
Ndërkohë që nëna ështe bërë pishman për birësimin e vajzës, një tjetër qëndrim ka bashkëshorti i saj.

Deklarata e babait Rauf Jaliq:

Nuk kam pasur me çfarë me e mbajt fëmijën. Fëmija të rrijë aty ku të ketë dëshirë. Ka katër vjet që është me të, nuk dua ta dëmtoj fëmijën.Është shumë më mirë aty ku është. Nuk ke shtëpi dhe asgjë. Fëmijën tjetër e ka shpëtuar Zoti.I lutem Zotit vetëm të komunikojë me motrën.Me e pas me e taku, kush është ai që nuk do ta takojë fëmijën.”
Deklarata e motrës:

Ishte shumë e urtë, ishte shumë e zgjuar. E dua shumë dhe më ka marrë malli. Do të doja të ishte dhe motra ime me mua.Të paktën ta takoja. Më ka marrë malli shumë.”
Emisioni “BOOM” ka rënë në gjurmët e nënës birësuese. Pas shumë kërkimesh, gazetarja arriti të kontaktojë me mamanë birësuese dhe i thotë që mamaja biologjike e 9 vjeçares do që t’i degjojë vetëm zërin.
Në përgjigje, zonja shkruan se vajza është shumë mirë, jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ajo shton se është konsultuar me psikologen dhe për momentin vajza është shumë e vogël dhe nuk është mirë të ketë takime.

Mesazhet e nënës birësuese:

Siguroje Rajmondën se vajza është shumë mirë. Ne jetojmë jashtë Shqipërisë. Më ka thënë psikologia këtu se është e vogël dhe për momentin nuk është mirë që të ketë takime. Po kur ajo të rritet dhe të kuptojë, sigurisht që mund ta takojë mamanë biologjike.Unë gjithmonë i flas mirë për të dhe nuk i ushqej urrejtje. E falenderoj atë grua që më dha mundësinë që të jem nënë.”
Duke parë gjendjen e vështirë të Rajmondës, një apel bëjmë dhe për të gjithë ata që kanë mundësi t’i vijnë në ndihmë me një karrocë më rrota ose elektrike, pasi ajo që ka është e prishur dhe nuk ecën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME