Categories Lajme

“Më ngacmoi gruan”, pasi e ekzekutoi me 5 plumba mikun merret vendimi për 38-vjeçarin

Ndue Zefi, autori i vrasjes së 45-vjeçarit Martin Ndrecës deklaroi ditën e djeshme përpara organit të akuzës arsyet e krimit të rëndë. Autori është shprehur se me viktimën kishte pasur njohje të vjetra, pasi kishin jetuar për shumë vitë në të njëjtin fshat.

Ndërsa sot Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg 38-vjeçarin Ndue Zefin, ku përpos deklaratave të tij ai ishte shprehur gjithashtu se viktima Martin Ndreca e kishte prerë në besë, pasi ai i kishte ngacmuar gruan.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në zonën e ish Kënetës në Durrës. Pas vrasjes autori ka shkuar në Pukë, në vendlindjen e tij dhe disa ditë më vonë është dorëzuar në Policinë e Shkodrës. 38-vjeçari akuzohet për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Deklarata e Ndue Zefit:

Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi. Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi.
Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME