Categories Showbiz

“E dija që më donte mua”, Ana i drejtohet Arjonit dhe i bën kërkesën e papritur

Puntatën e sotme, pas diskutimit në studio mbi publikimin e një videoje në italisht nga Arjoni, sipas të cilit sqaronte të vërtetën e publikimit të fotografisë nga shtrati me Anën, produksioni mundësoi një lidhje në Skype me këtë të fundit.

Ana: Në asnjë moment nuk dëgjova një replikim të sigurt, në bazë të fakteve. Në një moment që një njeri merr përsipër një risk, s’ka nevojë për fjalë. Le t’i nxjerrë të gjitha faktet.

Bora Zemani: E ke ditur ndjesinë që kishte ai për ty?

Ana: Po e kam ditur.

Bora Zemani: Si e trajtove këtë ndjenjë të tij?

Ana: E respektova dhe i thashë se nëse do jetë e vërtetë do duket në emision. S’ka nevojë për shumë fjalë. Ia kam thënë në prapaskenë, jam e hapur për ballafaqim.

E pyetur mbi deklaratë e Arjonit, se i ka kërkuar Anës ta lënë emisionin, ajo u përgjigj:

“Nëse do jem në program, do dal vetëm nëse unë do dua dikë, jo vetëm se ai më do mua. Ai m’i ka thënë të gjitha (që eja lëmë programin, jetojmë bashkë), atë ditë që kam qenë në shtëpi. Fjalët e tepërta janë fukarallëk. Një njeri që ka fakte, flet me fakte. S’jam idiote nëse historia është shumë më shumë se kaq dhe unë të shkoj të bëj një denoncim”.

Andi: Nga 1 te 10-a sa ka folur të vërteta Arjoni?

Ana: Përveç fjalëve që ndjej diçka për ty, janë të vërteta… i pranoj. Kësaj historie do i shkoj deri në fund, sepse jam e pastër dhe nuk ka patur një histori dashurie. Më duket një videomesazh që ka dashur të pastrojë veten e vet.

Arjani: I ke dhënë ndonjëherë të besojë se edhe ti e do?

Ana: Dua të jem e vërtetë, nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ne jemi përqafuar edhe në prapaskenë. Unë kam patur një pëlqim, kur ka ardhur në fillim. Dy tre javëshin e parë. Më pas nuk kam patur asnjë interes për të. Pas të gjitha situatave, pas takimit tonë të dytë thashë stop, s’është ky njeriu që kisha krijuar në kokë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME