Categories Lajme

Greqia lehtëson masat ndaj koronavirusit, ja çfarë do të ndodh në shtetin fqinj

Grekët do të mund të shijojnë pak liri, nga 13 dhjetori deri në 7 janar, kur qeveria ka vendosur të lehtësojë kufizimet, me rastin e festave. Megjithatë, restorantet dhe dyqanet e shitjeve me pakicë do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Shumica e grekëve thonë se e mirëkuptojnë vendimin e ri.  “Mendoj se masat e reja do të mbrojnë shëndetin tonë. Mendoj se nuk e ndihmojnë rimëkëmbjen ekonomike, por mes shëndetit dhe ekonomisë ne zgjedhim shëndetin”, thotë një qytetar. Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, dhe ministri për Zhvillim dhe Investime, Adonis Georgiadis, thanë se nga 13 dhjetori, dyqanet që shesin me pakicë mund të pranojnë porosi online apo me telefon nga klientët.

Këta të fundit do të munden t’i marrin produktet te dera e dyqaneve, ndërsa pagesën do ta bëjnë në mënyrë elektronike. Ndërkaq, parukeritë, libraritë dhe kishat mund të hapen nën rregulla strikte, ndërsa koha e shtetrrethimit dhe karantinës do të shkurtohen.

Lëvizja do të jetë e ndaluar nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Që prej 26 tetorit, Greqia ka raportuar infektime 4-shifrore, me përjashtim të dy ditëve.

Sipas autoriteteve, shumica e personave të prekur janë nga mosha 40 deri në 64 vjeç. Ndërkaq, në repartet e kujdesit intensiv është ezauruar 83 për qind e kapaciteteve. Në rajonin e Atikës, janë 77 për qind e shtretërve ndërsa në Selanik, 91 për qind. Rastet e konfirmuara arritën në mbi 124 mijë të dielën, ndërsa vdekjet i tejkaluan 3600.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME