Categories Lajme

E dini si u eliminua Covid-19 në Zelandën e Re?

Sekretet e suksesit unik të Zelandës së Re në eliminimin e plotë të koronavirusit shpjegohen nga studiuesit universitarë, të cilët në anketimin e një kampioni prej 1 000 personash pas bllokimit, kanë regjistruar pajtueshmëri 100% me praktikat themelore të higjienës dhe besimit tek autoritetet.

Studiuesit nga universiteti ”Massey” në Uellington kanë përcaktuar se Zelanda e Re kishte një nivel të lartë të njohjeje të sëmundjes dhe mënyrat e përhapjes së saj. Tetë nga 10 persona thanë se lanin duart shpesh dhe nëntë nga 10 respektonin distancimin fizik.

Në fund të bllokimit, kryeministrja Jacinda Ardern regjistroi shkallën më të lartë të mbështetjes nga opinioni publik duke u bërë kryeministrja më e mirë e vendit në një shekull. Në vendin me pesë milionë banorë vdiqën nga Covid-19 vetëm 22 persona dhe u infektuan vetëm 1 500, pas futjes së kontrolleve të rrepta kufitare dhe një bllokimi kombëtar të vendosur më 25 mars, ndërsa në mes të majit ato gradualisht u liruan.

Dy muaj më vonë ajo njoftoi zyrtarisht eliminimin e virusit dhe vendi iu rikthye jetës normale. “Pothuajse të gjithë në Zelandën e Re i kuptojnë saktë faktet e rëndësishme për koronavirusin”, thotë studimi i udhëhequr nga profesor Jagadish Thaker.

“Pothuajse nëntë nga 10 persona kanë njohuri për simptomat. Ata dinë të identifikojë lajmet e sakta nga deklaratat false ose mashtruese”, shton ai. Studimi tregon gjithashtu se popullsia indigjene ka qenë e prekur nga virusi në mënyrë disproporcionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME