Categories Lajme

I blerë nga Kina?! Kreu i OBSH-së i përgjigjet kritikave të Mike Pompeo: E papranueshme kjo deklaratë!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili e akuzonoi Ghebreyesus se është “blerë” nga kinezët, duke i cilësuar këto pretendime si “të pavërteta dhe të papranueshme”, shkruan Business Insider.

“Këto komente janë të pavërteta, të papranueshme dhe pa ndonjë bazë”, ka deklaruar kreu i OBSH-së gjatë një konference për media, duke paralajmëruar edhe një herë luftën kundër çfarëdo “politizimi” të pandemisë së coronavirusit.

Shefi i diplomacisë amerikane kritikoi ashpër OBSH-në, gjatë takimit me dyer të mbyllura me deputetët britanikë në Londër.

Pompeo e ka quajtur organizatën “politike” duke e akuzuar mjekun Tedros se është “blerë nga qeveria kineze”, të cilës i ka borxh që e ka përzgjedhur në krye të OBSH-së gjatë vitit 2017.

Tedros tha se për OBSH-në më e rëndësishme është shpëtimi i jetës së njerëzve. “Nëse ekziston një gjë që për ne ka shumë rëndësi dhe duhet të jetë për gjithë faktorin ndërkombëtarë është shpëtimi i jetës së njerëzve. OBSH nuk do të lejoj që të shpërqendrohet nga këto komente”, ka shtuar i pari i OBSH-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME