Categories Lajme

E ftuan në dasem, djali i dajës zbulon ku ruanin lekët e ahengut dhe i vjedh shumën e madhe hallës së tij në Fier

Merret vendimi për Ergest Malaj i arrestuar nje vit me pare për vjedhje në banesën e hallës së tij

Ngjarja për të cilën aku zohet ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2018, ku 22-vjeçari ka marrë 10 milionë lekë të vjetra në shtëpinë e hallës së tij në Lalar të Fierit pak ditë pasi ishte martuar djali i tij i hallës.

Nga hetimet disa mujore, dhe procesit të tejzgjatur nga gjykatat është marrë vendimi për dënimin e tij.

Si ndodhi ngjarja,
Sipas burimeve të Shqipëria ime Malaj ka shfrytëzuar njohjet e tij mbi shtëpinë dhe detaje të tjera, duke qënë nip në familjen Bregaj, mendohet se ai kishte informacion se në shtëpi ishin të ruajtura një shumë e madhe parash, kjo sepse ai gjatë festimeve të dasmës së djalit të hallës ka qëndruar në shtëpi ku dhe mund të ketë pikasur vendodhjen e tyre.

Gjykata ka faktuar me anë gjurmave të gishtërinjve të gjetura në dritaren e thyer nga ku Malaj është futur të vjedhë shtëpinë e hallës së tij, po ashtu ai kishte deklaruar se kishte qendruar me gjyshin gjate gjithë ditës, po ashtu famimiljarët jepnin versione të ndryshme, por sipas gjurmimit të telefonatave gjykata i faktoi si dëshmi të rreme, duke dhënë për të akuzuarin 6 vite dënim me burg me date 2 tetor 2019, por Malaj e ka apeluar duke u vendosur përfundimisht me datë 14 Janar 2020 dënimi me 3 vjet burgim.

Gjatë gjithë kësaj periudhe Ergest Malaj dhe familja e tij mohonin kryerjen e vjedhjes, por faktet treguan të kundërtën.
Ngjarje të tilla brënda familjeve janë shumë të rënda dhe nuk duhej kurrë të ndodhnin në vendin tonë./Shqiperia ime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME