Categories Lajme

E fundit e hebrenjve të Gjirokastrës/ Delisia Kofina: Si u ndryshuan emrat në myslimanë për të shpëtuar

Gjirokastra strehoi një komunitet të tërë hebre përgjatë Luftës së Dytë Botërore të cilët u harmonizuan më pas me jetën e qytetit. Lagjja Varosh është një lagje kozmopolite një shembull ku kanë bashkëjetuar disa komunitete. Sot në Gjirokastër jeton vetëm një përfaqësuese e fundit e familjeve hebreje, Delisia Kofina.

“A patët humbje të familjarëve gjatë Luftës?

Delisia Kofina: Po patëm humbje të familjarëve, mbetëm shumë pak sepse pjesa më e madhe jetonte në anën tjetër të kufirit në tokën greke dhe mbetën shumë pak pjestarë. Çfarë ndodhi me të tjerët?

Delisia Kofina: Të tjerët i mori gjermani siç ka marrë shumë hebrenj në gjithë Europën.

Ata që u vendosën në Shqipëri shpëtuan?

Delisia Kofina: Po kishin fatin më të madh të shpëtonin sepse shqiptarët i mbrojtën. Gjetën një taktikë shumë të mirë, ndryshuan emrat i bënë myslimanë dhe nuk i dorëzuan.

Përveç faktit se dhjetëra jetë u shpëtuan këtu në Gjirokastër përgjatë Luftës së Dytë Botërore vlen të theksohet edhe fakti tjetër që hebrenjtë gjetën vendin e duhur në jetën e qytetit. Ata patën sinagogën e tyre brenda një shtëpie në lagjen Varosh, varrezën e tyre por arritën edhe të ndjekin ritet, zakonet dhe traditën e tyre.

Teodor Bilushi: Kam dëgjuar që disa familje të lagjes “Varosh” siç ka qenë familja e doktor Vasil Labovitit apo familja e një prifti këtu në lagjen Varosh kanë mbrojtur në shtëpitë e tyre disa nga anëtarët e komunitetit hebre. Këtu bashkëjetonin banorë me fe të ndryshme me kombësi të ndryshme pra është një nga lagjet më të rralla në Jug të Shqipërisë.

Banorët e Gjirokastrës nuk pranuan t’ja dorëzonin gjermanëve tregtarët hebrenj që Lufta e Dytë Botërore i gjeti në Gjirokastër. Të gjitha familjet ose u strehuan në bodrumet e banesave të mëdha të qytetit ose morën identitete të tjera për të shpëtuar jetën.

Sot gati një shekull pas zanafillës së bashkëjetesës së tyre me Gjirokastrën Delisia Kofina e fundit e hebrenjve në Gjirokastër beson se kjo është një prej historive më të bukura që qyteti ka për të ndarë me botën. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME