Categories Lajme

E gjithë familja nuk shikon, nënë e bir rrëfejnë vështirësitë e jetës së tyre

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori të ndryshme të cilat kanë qenë plot mesazhe kurajoje dhe force për të vazhduar jetën pavarësisht problemeve që na dalin përpara. Por historia e Dionisit që u trajtua mbrëmjen e sotme në emision i tejkaloi të gjitha pritshmëritë tona. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Dionisi i cili kishte ftuar nënën e tij, Klementinën. Fatkeqësisht as Dionisi as mamaja nuk mund të shikonin, por pavarësisht kësaj ata vazhdonin të jetonin duke tejkaluar çdo pengesë.

Dionisi rrëfeu historinë e jetës së tij dhe se ai nuk kishte mundur të shikonte që kur kishte qenë i vogël. Mamaja e tij, Klementina ishte përpjekur me çfarë të mundej që djalit të saj të mos i mungonte asgjë. Fatkeqësisht vite më vonë, babai i Dionisit kishte ndërruar jetë dhe Klementina ishte detyruar që të bënte shumë punë, madje të shiste dhe gjakun e saj dy herë në muaj për të kaluar vështirësitë ekonomike. Sipas Dionisit gjatë kësaj periudhe mamaja e tij ishte ndjerë shumë në stres dhe me kalimin e kohës kishte humbur plotësisht shikimin.

Kishin kaluar mbi 8 vite që Klementina e kishte humbur aftësinë e të parit dhe për të kujdesej Dionisi. Ai tregoi se dhe gruaja e djali i tij nuk mund të shikonin, por fatmirësisht Dionisit i ishte kthyer 14% e shikimit në njërin sy.

Dionisi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mamanë e tij për çdo sakrificë që kishte bërë në jetë për të, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen për përkujdesjen që bënte ndaj djalit të tij.”Të faleminderit mama që je kujdesur për mua gjatë gjithë kësaj kohe dhe të faleminderit që kujdesesh për djain tim. Dua të të them që do kujdesem për ty gjithmonë e do të të jem pranë në çdo moment!”,- ishte mesazh i Dionisit për nënën e tij.

Klementina nga ana tjetër rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të që të kujdesej për familjen e saj dhe se tashmë e ka akoma më të vështirë në gjendjen në të cilën ndodhet, por falë ndihmës së Dionisit do ja dalin mbanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME