Categories Lajme

“E hëngrën si qentë”, zemërimi i nënës së studentes që humbi jetën

Ajo kërkon dënimin më të rëndë për autorët dhe të paguajnë për atë që bënë. Nëna e studentes greke Eleni Tofaloudis, duke folur për mediat e Athinës, thotë se vajza e saj u vra në mënyrë barbare.

“E hëngrën si qentë dhe pastaj e hodhën si qese plehrash. E torturuan, kam zemërim në shpirtin tim. Dua të dali e vërteta. Ishte një vajzë me qëllime, kishte ëndrra, ëndrra për jetën dhe ata dy monstra janë prenë ëndrrat në mes. Çuan drejt vdekjes këtë vajzë? Nuk kanë turp? E gjithë shoqëria i refuzon”, shprehet mamaja e Eleni Tofaloudis.

Studentja 21-vjeçare u gjet e vdekur në shkëmbinj më 28 Nëntor. Dy autorë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë janë greku Manolis Koukouras 21 vjeç dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç, të cilët ndodhen në burg.

Dy të rinjtë kanë qenë së bashku me Elenin në një shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit në ishullin Rodos në Greqi. 21-vjeçarja u qëllua me hekur në kokë barbarisht, aq sa i ishte këputur veshi i majtë. Më pas trupi i studentes u hodh në det. Policia greke thotë se ngjarja ka ndodhur pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dy. Ndërkohë, shqiptari dhe greku kanë pranuar përfshirjen në krim dhe akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi në kokë Elenin dhe më pas vendosi për të hedhur trupin në det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME