Categories Lajme

E kaluara komuniste dhe takimi me Manjën/ Avokati i njohur tregon gjithçka për SPAK: Ja kush ka fr.ik.ë

Avokati Spartak Ngjela shprehet besim plotë se SPAK do të zbatojë ligjin pasi monitorohet nga ndërkombëtarët. Ndërsa tha se akuzat e opozitës ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion vijnë për shkak se janë të trembur sepse do shkojnë në hetim. “SPAK do zbatojë ligjin sepse ka monitorim ndërkombëar. E keni parë se çfarë kontrolli ka SPAK? Akuzat nga opozita, janë të tremburit, ata do të shkojnë në hetim.” Ngjela komenton gjithashtu të shkuarën “komuniste” të kreut të SPAK dhe foton e prokurorit me Ulsi Manjën Lidhur me të shkuarën si prokuror gjatë viteve të fundit të komunizmit, të kreut të SPAK Arben Kraja, Ngjela tha se ai ka hetuar në bazë të ligjit për shkelje kufiri. “Nëse do të ishte i përfshirë në probleme politike, atëherë do ishte problem”, u shpreh Ngjela në Ora News.

Ndërsa për foton e prokurorit të SPAK Altin Dumani në shoqërinë e deputetit të PS-së Ulsi Manja, Ngjela tha se diçka të tillë e shesh si normale, pasi Manja është kryetar i Komisionit të Ligjeve. “Ka kaluar vetingun, këto mund të jenë broçkulla, ka kaluar vetingun mbyllet historia. Varet se çfarë ka hetuar. Në një vend thoshte që ka hetuar shkelësit e kufirit, punë e madhe, shkelësit i ndalon ligji jo hetimi. Po të kishte probleme politike është tjetër gjë. Ulsi Manja është kryetar i komisionit të ligjeve, patjetër që do i takojë. Unë di një gjë që këta i drejton SHBA, politika ndërkombëtare, jo këta. A e keni parë se çfarë kontrolli ka SPAK? Leri akuzat nga opozita janë të tremburit”, deklaroi Ngjela.Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME