Categories Lajme

“E kishte kthyer në shtëpi publike”, zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut, masakroi me thika gruan

Është zbardhur dëshmia e dhënë nga Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë gruan e tij në Durrës. Gjatë dëshmisë në policinë e Durrësit, Cuku është shprehur i penduar, duke thënë se keqardhjen më të madhe e ndjen për fëmijët e tij, të cilët tashmë do të mbeten rrugëve.

Autori deklaron se e shoqja e tradhtonte, madje shkon deri aty sa thotë se e kishte kthyer shtëpinë e tyre, në shtëpi publike, ku futeshin lloj-lloj njerëzish.

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mijë ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri fundit ndodhi, pasi prej kohësh kishim debate.

Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda llojë-llojë njerëzish.

I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi me thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi.

Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Mbrëmë (parmbrëmë) situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë.

Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar Cuku.

Burime bënë me dije se 45-vjeçari e ka goditur me sëpatë gruan e tij duke i prerë gjymtyrët, përkatësisht në kokë dhe në duar.

Ai e ka goditur pasi gruaja është futur në banjo për të kërkuar ndihmë, duke telefonuar familjarët e saj dhe në atë moment është goditur.

Paraprakisht dyshohet se burri e ka goditur gruan pas një debati mes tyre, pasi kjo e fundit mësohet se i ka kthyer fjalën.

Bëhet me dije se të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

45-vjeçari jetonte në Greqi dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri.

Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të çiftit, ndërkohë që çifti ka edhe një vajzë nëntë muajshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME