Categories Lajme

“E lanë 7 orë në korridor pa mjekim”, vajza zbulon bisedën me babain para se të hidhej nga ballkoni i Infektivit

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT, ku një pacient 69-vjeçar i prekur nga Covid-19 është vetëhedhur nga ballkoni, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vajza e 69-vjeçarit, Esmeralda Kane ka folur për “Euronews” duke zbuluar detaje për gjendjen shëndetësore të babait të saj. Ajo u shpreh se i ati ka pasur vetëm temperaturë dhe jo simptoma të tjera. Znj. Kane u shpreh se babai pasi është sjellë nga Fieri në Tiranë ka qëndruar për disa orë në korridorin e Infektivit pa marrë asnjë shërbim mjekësor.

Gjithashtu shprehet se nuk ka marrë ende një informacion të detajuar mbi motivet e mundshme, të cilat e shtynë babain të hidhej nga ballkoni i spitalit.

“Më informuan dhe erdha. Tani unë dua një sqarim akoma më tepër. Jam jashtë dhe po pres. Babai im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, por vetëm tre ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim. Sot ishte ora shtatë e mëngjesit, dhe më thotë se nuk kam fuqi të flas dhe po vdes nga frymëmarrja. Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu”, tha ajo.

Vajza shtoi se babai i saj përveç tensionit nuk vuan nga asnjë sëmundje tjetër.

“Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme babai nuk vuante nga asnjë gjë, por thjesht nga tensioni. Ai donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe spitali e nisi për këtu, ne kërkojmë ndihmë më të specializuar, por Fieri nuk e mbajti se gjendja e tij ishte e rënduar”, shtoi ajo.

Vajza e pacientit 69-vjeçar u shpreh se ngjarjen fillimisht e ka parë në media, por më pas ka qenë vetë spitali, i cili e ka vënë në dijeni. Pavarësisht tentativës për t’u rilidhur me kontaktin që e vuri në dijeni për ngjarjen, Esmeralda Kane thotë se nuk ka marrë ende asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore babait.

“Të them të vërtetën e pashë me titra në media, por nuk kishte emër dhe mbiemër. Pastaj gjysmë ore më vonë më informuan nga spitali dhe unë nuk e besoj dot. Tani nuk kam kontaktuar me asnjë. Kam ritentuar, por nuk është përgjigjur. Dua informacion më afër më shpejt”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME