Categories Lajme

E pazakontë/ Grabitet televizioni, autorët shkatërrojnë studion dhe vjedhin televizorët

Televizioni lokal në Peqin ‘Klaudiana’ ka rënë mbrëmë pre e vjedhjes. Persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.

Menjëherë është njoftuar komisariati i policisë së Peqinit për ngjarjen e pazakontë të ndodhur në këtë televizion lokal që është hapur rreth dy dekada më parë, godina e të cilit ndodhet në qendër të qytetit. Policia lokale nuk ka dhënë ende detaje rreth vjedhjes, ndërkohë që është bërë denoncim nga administratori i Tv ‘Klaudiana’ për vjedhjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME