Categories Lajme

E përdorte nëna gjyqtare, digjet ‘Golf 6’ e avokatit në Tiranë, kamerat kapin autorin

Mjeti i një avokati në Tiranë është përfshirë nga flakët dhe djegur mbrëmjen e së dielës, ndërsa prej kohësh përdorej nga nëna e tij, gjyqtare në Gjykatën e  Tiranës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se mjeti tip “Volksvagen Golf 6” rezultonte në pronësi të avokatit Loren Liço.

Mjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku jeton nëna e tij, gjyqtarja Arjana Liço, e cila e kishte edhe në përdorim. Nga kamerat e sigurisë janë vërejtur lëvizjet e një të riu që i afrohet mjetit “Volksvagen Golf 6” e në dorë mban një bidon plastik.

Ngjarja, e ndodhur në rrugën “Bajram Curri”, për policinë dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa vijon hetimet për identifikimin e autorit. Si pasojë e flakëve, e dëmtuar mbeti edhe një mjet tip “Volksvagen Pasat”, i cili ka qenë i parkuar aty pranë.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon nëse ngjarja ka ose jo lidhje me detyrën e gjyqtares, apo të djalit të saj avokat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME