Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se në Liverpool ai shihet si një legjendë vetëm për faktin se ka mposhtur Manchester Unitedin. Në dhjetorin e vitit 2018, Liverpooli shënoi fitore ndaj rivalit të përbetuar, Manchester United, me rezultatin 3-1, falë dy golave nga Xherdan Shaqiri.
Pikërisht për këto gola të shënuara, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka deklaruar se ai në Liverpool quhet edhe legjendë.
“Mua ende më quajnë shpesh legjendë, për shkak të dy golave që i shënova për ta mposhtur rivalin e përjetshëm, Manchester United” – tha mes tjerash 27 vjeçari. Ndryshe, Xherdan Shaqiri deri më tani është paraqitur vetëm në tri ndeshje(2 në Premier Ligë dhe 1 në Ligën e Kampionëve) duke zhvilluar vetëm 14 minuta lojë në total.
