Categories Lajme

E rende, 6 anëtarë të një familje qëllohen për vdekje

Gjashtë persona u vranë në një shtëpi në Kaliforninë qendrore. Dyshohet për një sulm të lidhur me bandat.

Mes të vrarëve në “masakrën e tmerrshme” të së hënës ishte një nënë 17-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe, u tha gazetarëve sherifi i qarkut Tulare, Mike Boudreaux. Të dy u qëlluan në kokë, tha ai.“Ne kemi të mbijetuar,” tha sherifi, duke shtuar se ende nuk është e qartë se si mbijetuan.

Autoritetet besojnë se janë të paktën dy të dyshuar në liri, tha Boudreaux. Asnjë arrestim nuk është bërë.

“Ne besojmë se kjo ishte një familje në shënjestër,” tha sherifi.

“Kjo ishte shumë personale,” tha Boudreaux. “Ne gjithashtu besojmë se ishte një mesazh që po dërgohej”.

Autoritetet “besojnë se ka shoqata bandash të përfshira në këtë skenë, si dhe hetime të mundshme për narkotikët,” tha Boudreaux.

Një javë më pare, zyra e sherifit kreu urdhra kontrolli për lëndë narkotike në shtëpi, tha ai.

Disa viktima u gjetën në shtëpi, ndërsa të tjerët u gjetën në oborr, tha Boudreaux. Një burrë që u gjet i plagosur  në vendngjarje u shpall më vonë i vdekur në spital, tha sherifi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME