Një grua shqiptare është gjetur e vdekur në Zvicër, në prani të fëmijëve. Shqiptarja u gjet e pajetë ditën e djeshme në Rappersëil-Jona SG në orën 03.20.
Mësohet se ishte shqiptari nga Kosova i cili raportoi në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se kishte goditur rëndë gruan e tij. Patrulla e policisë bëri të mundur më pas arrestimin e tij.
Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po kujdeseshin pët ta familjarët.
