Categories Lajme

E rëndë! Djali vret nënën e tij, në shtëpi gjatë krimit ndodheshin dhe dy motrat binjake

Një grua 61-vjeçare, Begona Gancedo, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Cologno Monzese , në provincën e Milanos.  Djali 28-vjeçar i gruas është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje, dhe është shtruar në spital ku po mbahet nën mbikqyrje. Karabinierët e kompanisë Sesto San Giovanni kanë ndërhyrë me kërkesën e disa fqinjëve të cilët kanë dëgjuar zhurma dhe britma që vinin nga një apartament.

I riu dyshohet se ka vepruar vetëm, ndërsa motrat e tij, binjake 24-vjeçare me sindromën Down, flinin në dhomën e tyre. Të hënën ai ishte parë teksa endej në rrugë, duke bërtitur se do të vriste nënën e tij, aq sa banorët telefonuan 112. Begona, e lindur në Spanjë, por një shtetase italiane në të gjitha aspektet, ishte e martuar në Cologno Monzese dhe punonte në biblioteën e qytetit. Bashkëshorti i saj vdiq nga një atak në zemër 15 vjet më parë, duke e lënë atë vetëm me tre fëmijë shumë të vegjël.

Motivi i krimit ende po hetohet. Kur i riu u tërbua, disa banorë kanë telefonuar në 112. “Ai ishte duke bërtitur dhe duke thënë se do të vriste nënën e tij, më pas e vrau”, tha një mik i viktimës.

Kur karabinierët mbërritën në vend, bënë zbulimin makabër. 61-vjeçarja ishte e pajetë në shtratin e saj, në një pellg gjaku. Në gjoks dhe në bark, shenjat e plagëve me thikë. Aty pranë u gjet edhe arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Në shtëpi djali i supozuar vrasës dhe dy motrat. “Vuaj nga zemra, dua të shkoj në spital”, tha 28-vjeçari në polici.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME