Categories Lajme

E rëndë në Kosovë, rrufeja godet për vdekje burrin teksa po ngiste traktorin

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja.

Sipas Policisë, ai është goditur nga rrufeja teksa ishte duke e drejtuar traktorin në tokën e tij.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit  bëhet me dije se është djegur edhe ngarkesa që ai kishte në traktor.

“Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull  kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME