Categories Lajme

E rëndë/ Sulmohet redaksia e radios, vriten dy gazetarë

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Afganistan në redaksinë e radios “Hamsada”, ku një person i armatosur ka hyrë në zyrat e kësaj radioje duke hapur zjarr.

Sipas raportimeve të medievendërkombëtare, thuhet se nga ky sulm kanë humbur jetën dy persona, përkatësisht një prezantues dhe reporteri, që të dy rreth të 20-ave.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj gjarje të rëndë, ndërsa mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në këtë shtet, pasi një muaj më parë talebanët rrëmbyen gazetarin Javid Noori, e më pas e vranë atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME