Categories Showbiz

“E shkreta si është katandisur…”/ Aurela Gaçe tregon si reagojnë njerëzit kur e shohin në rrugë

Të jesh person publik nuk është e thjeshtë, sepse pretendohet që këta individë duhet të jenë të kuruar deri në detaje gjithmonë. Mirëpo, në realitet nuk ndodh kështu, sepse pas kamerave secili ka një jetë si të gjithë të tjerët dhe këtë e ka theksuar edhe një herë Aurela Gaçe.

Këngëtarja ka treguar nëpërmjet një statusi në Instastory se kur del në lagje, jo gjithmonë është e veshur bukur apo me make up në fytyrë dhe se shpesh ndodh që ta shohin edhe me qeset e pazarit në dorë. Aurela ka treguar se banorët e lagjes së saj prej dhjetë vitesh janë mësuar me të, por ka nga ata që vijnë nga vende të tjera për të pirë një kafe dhe bëjnë reagime nga më të ndryshmet kur nuk e shohin këngëtaren në të jëjtën gjendje që janë mësuar ta shohin në televizion.  “Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.

U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate… Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh. Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:

‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’
‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’
Apo e treta e vërteta: ‘Lum burri që e ka!’
Mendoj që është e treta”,- shkroi Aurela në postim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME