Categories Bota

E tme rrshme/ Akrobatja bie nga 30 metra lartësi

Një akrobate britanike është rrëzuar aksidentalisht nga 30 metra lartësi, gjatë performancës së saj në shfaqjen e Cirkut Zippos, në Londër. Jackie Louise Armstrong u gjet pa ndjenja nga një pjesë e stafit të saj, të cilët nxituan për ta ndihmuar. 35-vjeçarja u transportua menjëherë në spital, por mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda. Ngjarja e rëndë tronditi edhe spektatorët që po ndiqnin në skenë performancën e akrobates.

Një dëshmitar tha: “Ishte e tmerrshme. Unë mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk po ngrihej më lart e kuptova që diçka nuk shkoi siç duhet. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit filluan të bërtisnin.”

Ndërsa Drejtori i Cirkut, Martin Burton u shpreh për mediat se: “Jackie është një artiste me shumë përvojë, të cilin ne  e vlerësojmë si pjesë e familjes sonë të cirkut. Jemi të shqetësuar dhe i ofrojmë familjes së saj mbështetje në këtë moment.”  Por ai nuk ka pranuar të bëjë të tjera komente për dëmtimet që mund të ketë pësuar artistja. 35-vjeçarja është nënë e një djali 1 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME