Categories Lajme

E zhdukur prej 4 ditësh në Vlorë, flet nëna e 16-vjeçares: Ka mbaruar mësimin si normalisht. Ne sa kishim ardhur këtej, ajo nuk kishte asnjë shoqe…

Nëna e adoleshentes së zhdukur para 4 ditësh, Entela Tozaj përmes një lidhje telefonike për Fax NeWs bën apel që kushdo që e shikon vajzën e saj ta kontaktojë.

16-vjeçarja Eliza Tozaj është zhdukur që në 14 janar të këtij viti, ku siç thotë nëna e saj ka mbaruar mësimin më herët atë ditë dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Ajo tregon ndër të tjera se Eliza nuk ishte larguar kurrë më parë diku pa lajmëruar dhe se sapo kontaktoi me mësuesen e saj kujdestare e denoncoi humbjen e saj në polici.

Ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e saj, mësohet se adoleshentja ka pasur veshur atë ditë xhinse te zeza ,xhup të zi me kapuç dhe bluzë golf ngjyrë vishnje.

Tozaj: E bëra denoncimin direkt sapo mora vesh që vajza ishte larguar nga shkolla. U vonua dhe shkova vetë atje, mësova se mësimi kishte mbaruar më shpejt se zakonisht, në orën 12 sepse ishin bërë orë të shkurtuara.

Mësuesja kujdestare më tha se vajza kishte bërë të gjitha orët si normalisht, as nuk kishte qenë e mërzitur.

-A keni biseduar me shoqet apo bashkëmoshatarët e saj?

Tozaj: Asnjëri nuk di gjë, kam folur me ta.

Kemi ardhur kohët e fundit në Vlorë dhe nuk kishte krijuar shoqëri të ngushtë. Pasi fola me mësuesen mora menjeherë policinë. Asnjëherë më parë nuk ka ikur nga shtëpia. Apeli im është që kushdo ta shohë të më lajmërojë, e të di se është mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME