Categories Lajme

E zuri gjumi, babai shtyp për vdekje foshnjën e porsalindur

Një foshnjë e porsalindur u shtyp për vdekje në shtratin e prindërve të saj. Asha-May Finney Hulme u gjet e pajetë në shtratin e prindërve të saj në St Blazey.

Prindërit e saj fillimisht i thanë policisë dhe mjekëve se e kishin gjetur foshnjën 18-ditëshe të pajetë në krevatin e saj, ka raportuar Cornwall Live. Shkaku i vdekjes së saj u vendos fillimisht si vdekje e pashpjegueshme.

Por patologu që kreu një ekzaminim post-mortor zbuloi se Asha-May ishte gjetur nën krahun e babait të saj, Michael Finney. Nëna e foshnjës, Alise Hulme e pranoi faktin që e gjeti vajzën nën krahun e djathtë të bashkëshortit të saj Finney pasi u zgjua në orën 6 të mëngjesit, sipas Mirror.

Disa orë më parë ajo i kishte kërkuar partnerit që ta fuste përsëri në krevatin e saj pasi ta ushqente, tha nëna në gjykatë. Kur nëna kontrolloi krevatin në mëngjes dhe zbuloi se vajza e saj nuk ishte atje, ajo shikoi drejt krevatit të tyre dhe gjeti Asha-May nën krahun e babait Michael. Babai pranoi se ai ishte zgjuar nga partnerja në orën 6 të mëngjesit dhe se vajza ishte nën krahun e tij.

Sidoqoftë, ai shprehet se nuk arrin ta kuptojë se si ajo vajza arriti tek krevati i tij dhe këmbënguli se e kishte vendosur në krevatin e saj. Shkaku mjekësor i vdekjes është dëmtimi hipoksik pas një pengese të rrugëve të sipërme të frymëmarrje. Për shkak se ishte një vdekje aksidentale dhe pa dashje nuk u ndërmor asnjë veprim policor për prindërit e vajzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME